Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar ndaj pretendimeve të Prokurorisë Speciale lidhur me keqpërdorimet në blerjen e rezervave shtetërore.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë. Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë, sipas Prokurorisë, është mbi 600 mijë euro.
E sipas Mujës, dosja e prokurorisë është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare.
Sipas tij, vlera e vërtetë e mallit që nuk ka mbërritur në Kosovës është 301 mijë euro dhe ka shtuar se ka mundësi që prokurori nuk e di matematikën elementare.
“2.3 Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro)”, ka shkruar Muja.
Muja madje pretendon se ka mundësi që zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare.
“Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërrpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterrur rezervat duke mbajtë ders?”, ka shkruar ai.
Përveç tjerash, deputeti pretendon që çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatē muajit mars 2022.
“Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për liter”, ka shkruar deputeti në Facebook.