TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paratë falso problem edhe për QKMF-të

Shumë pacientë po marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Vushtrrisë, por jo rrallë pagesat nga ana e pacientëve po bëhen me para false. Për të shmangur këtë problem, po planifikohet edhe blerja e detektorëve.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Paratë falso problem edhe për QKMF-të

Pacientët po bëjnë pagesën për marrjen e shërbimeve të ndryshme mjekësore.

Por, nëpunësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, kanë një hall tjetër. Sipas tyre, disa nga pagesat po kryhen me para false. Nga ana e tyre, edhe qytetarët janë në dijeni për këtë problematik.

Por thonë se e kanë të vështirë të bëjnë dallimin e tyre.

E dikush që e lajmëroi një rast të falsifikimit, po ankohet se i doli shumë punë.

“Po e lajmëruam, me shume na dul pune neve, se atij shitesit, vec duart kur na i kqyra, tha keta qenkan punetore, tha keta sjane te fallcit. 50 euro i dallojë kur janë fallco, edhe ata ndihme i kemi marre”, tha një qytetar.

E për t’i ikur kësaj dukurie, Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë ka propozuar blerjen e detektorëve.

“Në kuadër të QKMF-së në vitin që ishim, kemi planifikuar që gjatë vitit 2023 , nga mallrat dhe shërbimet të investojmë në aparat për detektorë të monedhave falso. Arsyeja se ka qene gjithmonë shqetësimi nga ana e nëpunësve tanë, të cilët punojnë tek participimi, janë shqetësuese se mos po pranojnë pare falso”, deklaroi shefi i Financave në QKMF në Vushtrri, Fisnik Kamberi.

Kamberi thotë se furnizimi me detektorë është planifikuar që të bëhet në 20 qendra të mjekësisë familjare.

“Në rastin konkret ne kemi planifikuar buxhetin dikun 2.700 euro që të furnizojmë për shkak se ne kemi 20 qendra të mjekësisë familjare në kuadër të komunës së Vushtrrisë, të cilat e kanë edhe agjendën në vise rurale, dhe në qytet në vise urbane. Në rastin konkret jemi munduar që të eliminojmë të gjitha defektet që mund të ndodhë që dikush të pranon para falso”, shtoi ai.

Por si duket ky problem nuk pritet të zgjidhet shpejt. Pasi tenderi për furnizim me detektorë, i hapur gjatë muajit maj të këtij viti, u anulua më 14 gusht.

Sipas prokurimit, arsyeja e anulimit të tenderit është bërë për shkak se nuk ka përputhje mes çmimit total me dosjen e tenderit, sa i përket përshkrimit të çmimit.

Lidhur me këtë Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë, të njëjtit kanë thënë se do të bëjnë prapë kërkesë, me qëllim që furnizimi me detektorë të bëhet brenda këtij viti.

“Po ne e shohim shumë të nevojshme furnizimin me detektor që të bëhet identifikimi i monedhave të falsifikuara, për shkak që po na bëhet dëm. Shpresojmë që kjo të na mundësohet sa më shpejt dhe furnizimi të bëhet para vitit të ri”, ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Nexhmedin Rashica.

E në një përgjigje për Tëvë1, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë shënuar 486 raste të falsifikimit të parave false.

Kronika e realizuar nga gazetarja Riga Gjata

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Rama në vend se të kërkojë fajtorin, të përqendrohet në kryerjen e punëve që ka premtuar

Rama i kundërpërgjigjet Muratit për projektin e autobusëve dhe tramëve në Prishtinë

PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë

Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë

Pozhari: LDK-ja nuk kishte çfarë të humbiste, në këto zgjedhje ka humbur Vjosa Osmani

Pozhari: LDK-ja nuk kishte çfarë të humbiste, në këto zgjedhje ka humbur Vjosa Osmani

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Sekuestrohen 29 mijë paund të padeklaruara në Portin e Durrësit

Sekuestrohen 29 mijë paund të padeklaruara në Portin e Durrësit

Murati: Rama në vend se të kërkojë fajtorin, të përqendrohet në kryerjen e punëve që ka premtuar

Rama i kundërpërgjigjet Muratit për projektin e autobusëve dhe tramëve në Prishtinë

PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë

Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë

Pozhari: LDK-ja nuk kishte çfarë të humbiste, në këto zgjedhje ka humbur Vjosa Osmani

Pozhari: LDK-ja nuk kishte çfarë të humbiste, në këto zgjedhje ka humbur Vjosa Osmani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën