TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi ishte angazhuar nga Rozeta Hajdari për blerjen e rezervave shtetërore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore

Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi ka thënë se klienti i tij ishte i përfshirë në blerjen e rezervave shtetërore nga ministrja, Rozeta Hajdari.

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari”, ka thënë Halimi.

Në anën tjetër, ministrja Hajdari ka deklaruar të premten se nuk ka njohuri dhe nuk e ka parë askund nëpër dokumente emrin e Ridvan Muharremit, i cili u arrestua të premten bashkë me dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Halimi ka sqaruar se gruri ishte blerë në Turqi dhe ishte sjellë në Kosovë përmes portit të Durrësit me ndihmën e Ridvan Muharremit.

“Për klientin tim, për cilin e di se Ridvan Muharremi s’ka pasur asnjë pozitë në ministri, është kyçur në baza vullnetare sepse në kohën relevante kur kanë ndodhur ngjarjet, ka qenë koha pas agresionit rus në Ukrainë, dhe ka pasur mungesë të artikujve ushqimorë”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka thënë ishin blerë dhjetë mijë tonë grurë në Turqi ndërsa gjashtë tonë ishin dhënë falas për Kosovën.

“Atë ditë që është kryer transaksioni dhe është ngarkuar malli m’u nis knej, Ridvani ka udhëtuar dhe është kthyer në Prishtinë dhe drejt ka shkuar në Ministri dhe i ka njoftuar se malli do të vijë në portin e Durrësit”, ka thënë avokati Halimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Z. Ridvan deri këtu e ka kryer misionin. Me shpenzimet e veta”, ka shtuar ai.

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarët Haviz Gara dhe Irfan Lipovica si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi që ishin arrestuar të premten.

Prokuroria Speciale nisi të premten në orën 6 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë të premten se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Si lindi UNESCO?

Si lindi UNESCO?

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Si lindi UNESCO?

Si lindi UNESCO?

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Moti sot

Moti sot

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën