Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se arrestimet e sotme në Ministrinë e Industrisë kanë ardhur si rezultat i punës së mediave dhe Policisë së Kosovës.
Tahiri madje tha se sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres së këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.
Sepse sipas tij, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore asocohet me nënshkrimin e saj.
“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, tha Tahiri./teve1.info./