TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani konfirmon kalimin në plejof me fitore edhe në Gjibraltar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ballkani dyfishon epërsinë, e “prek” plejofin

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të paraqitet në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës. Ballkani e ka kaluar me sukses raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, pasi edhe në ndeshjen e kthimit e mposhti skuadrën e Lincolnit. Në duelin e luajtur të enjten në “Victoria Stadium” Ballkani triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:1.

Meriton Korenica, Edvin Kuç dhe Qëndrim Zyba shënuan golat për ta konfirmuar kalimin e Ballkanit tutje. Kështu, Ballkani avancoi në plejof me rezultatin e përgjithshëm 5:1 pasi në ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në Prishtinë, kishte triumfuar 2:0 ndaj Lincolnit. Për Ballkanin, kjo është fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura në fazën kualifikues të Ligës së Konferencës. Dy fitore i shënoi edhe në raundin e dytë, në të cilin e eliminoi Larnen e Irlandës së Veriut.

Në plejof, Ballkani do të përballet me humbësin e ndeshjes të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, që luhet ndërmjet Sheriff Tiraspolit dhe BATE Borisovit. Sipas të gjitha gjasave, Ballkani në plejof do të luaj kundër BATE-s nga Bejllorusia, ekip që ndeshjen e parë e ka humbur nga Sheriffi me rezultatin e thellë 5:1.

Sa i përket duelit të kthimit në Gjibraltar, Ballkani dominoi totalisht Lincolnin dhe lëshoi raste të shumta shënimi, sidomos në pjesën e parë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Ballkani rreshtoi rastet. Me të filluar ndeshja, Nazmi Gripshi e qëlloi shtyllën në minutën e 7-të. Dhjetë minuta më vonë, Lincolni tentoi nëpërmjet mesfushorit Yahaya, gjuajtjen e të cilit nga distanca e ndali pa telashe portieri Enea Koliçi. Albin Berisha (29’) dështoi përball portierit, ndërsa dy raste të mira i lëshoi edhe Almir Kryeziu në minutat e fundit të pjesës së parë. Në minutat shtesë, tentoi edhe Korenica me kokë nga afërsia por qëlloi portierin.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Ballkani zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 48-të, Korenica shënoi gol fantastik me një gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave pas asistimit të Gripshit. Epërsinë e dyfishoi kapiteni Kuç, i cili shënoi pas asistimit të Bleart Tolajt në minutën e 64-t. Dy minuta më vonë, Lincolni e shënoi golin e nderit me anë të rezervisiti Juampe. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të takimit, e vulosi Zyba që shënoi në minutën e tetë të kohës shtesë.

Pasi u kualifikua në plejof, Ballkani është larg vetëm dy ndeshje për ta përsëritur suksesin e edicionit të kaluar, të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Për ta bërë këtë, Ballkani duhet ta eliminojë edhe kundërshtarin e radhës.

Edicionin e shkuar, Ballkani u bë ekipi i parë kosovar që luajti në fazën e grupeve të njërës prej tri garave të UEFA-s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Dienit Isufi, më i miri i xhiros

Ferizaj konfirmon rikthimin e Abazit në stol

Ferizaj konfirmon rikthimin e Abazit në stol

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Spalletti i pakënaqur me paraqitjen e Zhegrovës

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Ramadani e Lecce kërkojnë fitoren e mbijetesës

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën