TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Talibanët ndalojnë partitë politike pasi i shpallin joislamike

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Talibanët ndalojnë partitë politike pasi i shpallin joislamike

Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë politike, duke thënë se ato “nuk kanë asnjë justifikim” sipas Ligjit islamik të Sheriatit.

“Partitë politike janë të ndaluara krejtësisht. Ne nuk do të lejojmë asnjë parti politike që të operojë në shtet”, tha Abdul Hakim Sharaee, ministri de-facto taliban i Drejtësisë.

Ai këtë njoftim e bëri më 16 gusht, një ditë pasi talibanët shënuan dyvjetorin e kthimit në pushtet të tyre dhe tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga shteti.

“Partitë politike nuk kanë justifikim në Ligjin islamik të Sheriatit dhe ato nuk janë në interesin më të mirë të shtetit tonë”, shtoi ai, duke theksuar se partitë politike kanë qenë faktori kyç që kanë shkaktuar trazira në Afganistan për dekada të tëra.

Kjo ndalesë është e fundit në mesin e kufizimeve të vendosura nga talibanët ndaj aktiviteteve politike, pasi dhjetëra parti politike ishin regjistruar kur militantët u rrëzuan nga pushteti më 2001.

Që kur u kthyen në pushtet më 2021, militantët ultra-konservatorë kanë monopolizuar pushtetin, duke ua dhënë të gjitha postet e larta qeveritare liderëve talibanë, përderisa po shkatërrojnë institucionet demokratike, shkruan REL.

Asnjë shtet deri më tani nuk e ka njohur zyrtarisht administratën e talibanëve, teksa militantët që nga rikthimi në pushtet kanë vendosur kufizime të ashpra në liritë bazike, nga ndalimi i vajzave dhe grave që të shkollohen e deri te shpallja e muzikës si e paligjshme.

Tags: Abdul Hakim Sharaeeafganistantalibanet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Ministrat e Financave të G7 do të diskutojnë luftën kundër Iranit në takimin e Parisit

Ministrat e Financave të G7 do të diskutojnë luftën kundër Iranit në takimin e Parisit

Policia me informacione në lidhje me arrestimet gjatë protestës në Shkup

Policia me informacione në lidhje me arrestimet gjatë protestës në Shkup

Protesta në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

Protesta në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën