TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Perolli i PSD-së thotë se me përjashtimin Mujecit Vetëvendosje tregoi se janë selektivë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Perolli i PSD-së thotë se me përjashtimin Mujecit Vetëvendosje tregoi se janë selektivë

Lisjan Perolli nga Partia Socialdemokrate (PSD) thotë se asnjë nga reagimet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e asamblistit të kësaj partie, Besnik Mujeci, nuk janë bërë pa e pasur “aminin” nga lideri i VV-së,  Albin Kurti.

Perolli deklaroi se asgjë nga anëtarët e Vetëvendosjes nuk del në publik pa dakordimin e Kurtit, teksa theksoi se përjashtimi i Mujecit nga LVV “tregoi që janë selektivë kë ta mbajnë në parti e kë jo”.

“Mund të them që çfarëdo reagimi që e ka bërë Vetëvendosja me akterët e saj dhe me të gjithë vartësit e Qeverisë, nuk ka kaluar pa u dakorduar nga Kurti. Pra Kurti e di këtë farë pune, ai ka vendosur për këtë farë pune, dhe çfarëdo që del në publik është për shkak të aminit të tij. A reagon ai personalisht apo jo, është komplet irelevante. Çka duhet me pa në këtë rast, është shpejtësia me të cilën reaguan për Mujecin, sepse ai në istancë të fundit është më i parëndësishëm sesa të gjithë të tjerët, të cilët janë të akuzuar për vepra korruptive dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. E ndërkohë, për këtë, që është më pa i rëndësishëm, çdokush, praktikisht reagoi në mënyrë selektive…këta kallxuan që janë selektivë kur vendosin se kë me mbajt në parti e kë jo”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas Perollit, “nëse është përjashtuar Mujeci pse ka keqpërdor pozitën e vet, pse është zënë me çfarëdo substance narkotike, pse nuk po përdoret i njëjti parim, për krejt këta tjerët që janë nën akuza”, teksa shembull mori ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“More Rozeta Hajdari e ka shkelur një njeri, e ka shkelur një fëmijë me kerr. Kjo tashmë është e dëshmuar në Prokurori…absolutisht duhet të dorëhiqet”, shtoi anëtari i PSD-së.

Dy ditë më parë, Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një operacion anti-drogë, me ç’rast nën pranga janë vënë pesë persona, dy prej tyre nga Kosova- Besnik Mujeci dhe Mithat Ramadani.

Mujeci ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, deri dje kur kjo parti e përjashtoi nga të gjitha strukturat e saj. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pala e dëmtuar kërkon nga Supremja t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit

Pala e dëmtuar kërkon nga Supremja t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Policia kontrollon kafiterinë në Prizren, sekuestron pistoletë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën