TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci me letër drejtuar zyrtarëve civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Maqedonci me letër drejtuar zyrtarëve civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i është drejtuar me një letër zyratrëve civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe dhe ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është shprehur i entuziazmuar për fillimin e udhëheqjes së këtij institucioni, teksa tha se së bashku do të kontribuojnë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Maqedonci në letrën e tij ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar për realizimin e objektivave.

“Kemi arritur në këtë pikë përmes punës tonë të pandërprerë e të palodhshme, por gjithashtu edhe bashkëpunimit me NATO-n, me shtetet aleate dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera.

 

Letra e plotë:

Letër drejtuar zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës:
Kam pasur nderin e madh që gjatë gjithë jetës sime t’i shërbej vendit tonë Kosovës, andaj është përgjegjësi dhe nderim shumë i veçantë për mua, që ta marrë përsipër detyrën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nga Kryeministri Albin Kurti.
Gjatë kohës së shërbimit tim në FSK, falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civilë kam qenë dëshmitar i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga një forcë me kapacitete të kufizuara, në një ushtri profesionale siç është sot. Duke u bazuar në raportet që kemi krijuar përgjatë periudhash të ndryshme të punës së përbashkët, jam i bindur se do të vazhdojmë të përparojmë në drejtim të përmbushjes së objektivave për tu integruar në strukturat euro-atlantike, për të qenë aleat me peshë i partnerëve tanë dhe për tu bërë nga konsumues të sigurisë në ofrues të sigurisë.
Kemi arritur në këtë pikë përmes punës tonë të pandërprerë e të palodhshme, por gjithashtu edhe bashkëpunimit me NATO-n, me shtetet aleate dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta.
Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Do të vazhdojmë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake, të gatshme për të përmbushur misionin e saj vital në tre pika kyqe: mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile.
Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Ejup Maqedonci
Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën