Një person në Suharekë është vetplagosur pasi i njëjti ishte duke manovruar me pistoletën e tij.
Sipas njoftimit, i dyshuari është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.
Kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./teve1.info./