TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria gjermane prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria gjermane prezanton projektligjin për legalizimin e kanabisit

Gjermania prezantoi të mërkurën një projektligj për legalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Sipas projektligjit, i cili u miratua nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, të rriturit do të lejohen të rritin dhe të konsumojnë sasi të kufizuara kanabisi.

Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha se legjislacioni i propozuar përfaqëson një “pikë kthese” në politikën kombëtare për të luftuar drogën.

Lauterbach tha se qeveria ka rënë dakord për “legalizimin e kontrolluar” të kanabisit, pasi masat e mëparshme nuk kanë arritur të reduktojnë konsumin e kanabisit, por kanë rezultuar në një rritje të krimit të lidhur me drogën.

“Sot ekziston një treg i madh i zi që është një problem i madh, pasi produktet e kanabisit janë gjithnjë e më shumë me doza toksike ose përmbajnë aditivë toksikë,” tha ai.

Lauterbach argumentoi se legjislacioni i ri do të jetë më efektiv në luftimin e tregut të zi, mbrojtjen e individëve kundër drogave toksike dhe reduktimin e krimit të lidhur me drogën.

Ai theksoi gjithashtu se përdorimi i kanabisit do të mbetet i paligjshëm për adoleshentët.

Sipas projektligjit të propozuar, individët e moshës 18 vjeç e lart do të lejohen të posedojnë deri në 25 gramë kanabis. Do të lejohet edhe vetë kultivimi deri në tre bimë për konsum personal.

Shoqatat jofitimprurëse, me një maksimum prej 500 anëtarësh, do të lejohen të kultivojnë kanabis dhe ta shpërndajnë atë tek anëtarët.

Një anëtar mund të marrë maksimumi 50 gram kanabis në muaj, sipas projektligjit.

Projektligji kërkon miratimin parlamentar për t’u bërë ligj dhe pritet të diskutohet në Bundestag pas pushimeve verore./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trabzonspor – Salah, këto janë zhvillimet e fundit

Trabzonspor – Salah, këto janë zhvillimet e fundit

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Sulmohet fizikisht polici në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Një person në Podujevë është arrestuar pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Sulm me thikë në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e derivateve për sot, nafta kushton 1.78 euro për litër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën