TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministri Aliu takoi Ali Ahmetin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministri Aliu takoi Ali Ahmetin

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pritur në takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, raporton teve1.info

Aliu dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kanë konfirmuar se vizita është bërë me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti. Të dy kanë kthyer fokusin kah projekti për rrugën Prizren-Tetovë.

“Vizita është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit. Ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim dhe ky bashkëpunim të vazhdojë me interes për të dyja vendet tona sepse çdo bashkëpunim dhe forcim i këtij bashkëpunimi mes vendeve të rajonit si me Republikën e Kosovës si me Republikën e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë, sigurisht që jemi investues të fortë në drejtim të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së sigurt të rajonit që jo hiq më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar në konflikte e luftëra me pasoja të rënda”, ka deklaruar Ahmeti në konferencën e përbashkët për media me Aliun.

Sipas tij, qasja që bëhet tanimë është në dobi të të dyja vendeve.

“Por për të qenë i suksesshëm ky angazhim dhe për të reflektuar drejtpërsëdrejti te popujt ashtu edhe te shtetet në kuadër të kësaj vizite, sigurisht që një vëmendje e veçantë iu bë edhe rrugës që është në projektim e sipër Tetovë-Prizren me leverdi të jashtëzakonshme ekonomike për të dyja vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimin mundëson ekonomi më të zhvilluar e përparuar dhe besoj se ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje që projektimi të mbyllet sa më shpejt e fillimi të ndodhë në kohë sa më të afërt”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa ministri Aliu tha se kjo rrugë do të lidhë edhe pjesën e parkut nacional të Sharrit në Kosovë me pjesën e Serbisë.

“Takimin sapo e zhvilluam me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit të rrugës që lidh Tetovën dhe Prizrenin e që është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh ekonomik për të dyja vendet. Dua të përkujtoj që kjo rrugë tashmë ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe tunelin e përbashkët dhe më pastaj të kalomë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti. Përpos që lidh Prizrenin me Tetovën e lidh edhe pjesën e parkut nacional të Sharrit në pjesën e Republikës së Kosovës me pjesën e parkut nacional në anën e Maqedonisë. Zonat kanë vlera të jashtëzakonshme dhe mundësi të zhvillimit ekonomik përmes turizmit si veror edhe dimëror dhe kjo rrugë do të krijojë një mundësi të menaxhimit të përbashkët të parkut nacional dhe menaxhimit të zhvillimit të turizmit për të dyja vendet që do të mund të krijonte mundësi të reja për vende pune e zhvillim ekonomik”, ka thënë Aliu.

Ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ky takim vjen pas disa reagimeve që nxiti vizita e kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar, kur e vizitoi Tetovën dhe Çairin.

Kurti mori pjesë edhe në përurime e emërtime të rrugëve.

Për këtë vizitë kishte reaguar edhe presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, që kërkoi sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.

Kryetarëve të Çairit e Tetovës u janë ngritur kallëzime penale për shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore./TetovaSot/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën