TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

City kërkon trofeun e radhës, Superkupën e UEFA-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Video/ Supergol nga Rodri, City kalon në epërsi

Pas tripletës edicionin e shkuar, Manchester City është i vendosur për trofeun e parë këtë edicion. Të mërkurën mbrëma City do të përballet me skuadrën e Sevillas në kuadër të Superkupës së Evropës. Kjo ndeshje nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”.

Në fakt, City ka mundur ta fitonte këtë edicion një trofe por javë më parë u mposht nga Arsenali në Superkupën e Anglisë. Në Superkupën e UEFA-s përballen fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës në edicionin e shkuar. City triumfoi në Champions, ndërsa Sevilla në Ligën e Evropës.

Ky është edicioni i 48-të i kësaj ndeshjeje dhe City po e kërkon për herë të parë këtë trofe. Në anën tjetër, Sevilla synon trofeun e dytë pas pesë finaleve të humbura më parë. Kështu që, dueli me Sevillan është tejet i rëndësishëm për ekipin e trajnerit Pep Guardiola, i cili në këtë ndeshje do të jetë pa mesfushorin Kevin de Bruyne. Në fakt, City do të jetë pa De Bruynen të paktën katër muaj pas lëndimit të kofshës që e pësoi në duelin e parë të edicionit të ri në Premier League ndaj Burnleyt.

Me gjithë mungesën e De Bruynet, te City besojnë në fitore edhe pse trajneri Guardiola e ka parashikuar si një përballje tejet të vështirë. Sipas tij, Sevilla është një ekip i fortë, sidomos në garat evropiane.

“Jemi të uritur edhe për këtë trofe, por sigurisht se nuk do të jetë aspak lehtë. Nëse duam ta fitojmë këtë trofe, që është edhe synimi ynë, atëherë duhet të luftojmë deri në fund dhe ta sfidojmë veten. Sevilla ka një karakter të veçantë dhe për këtë arsye është një kundërshtar shumë i fortë. Do të jenë të rrezikshëm ndaj nesh”, ka thënë Guardiola. “Jemi shumë të lumtur që po luajmë në këtë ndeshje pas suksesit në Champions dhe shpresoj që edhe vitin tjetër të paraqitemi sërish në Superkupën e Evropës”.

City edicionin e shkuar për herë të parë shijoi suksesin në arenën evropiane dhe atë në garën kryesore të UEFA-s. Ndërkohë Sevilla mbetet ekipi më i suksesshëm në Ligën e Evropës, garën e nivelit të dytë të UEFA-s. Ka triumfuar shtatë herë, duke filluar nga edicioni 2005/06. Në finalen e edicionit të shkuar, Sevilla e mposhti Romën dhe trajneri Jose Luis Mendilibar insiston se ekipi i tij është gati të përballet me Cityn. Ai pranon se City është ekipi më i mirë në Evropë dhe Sevilla do ta ketë shumë të vështirë përballjen me anglezët. Mirëpo, Mendilibar ka shtuar se futbollistët e tij janë të motivuar dhe po synojnë ta fitojnë këtë trofe pasi edicionin e ri në La Liga e startuan me humbje. Sevilla vikendin e shkuar u mposht në shtëpi nga skuadra e Valencias me rezultatin 2:1.

“Do të jetë ndeshje e ndërlikuar. Guardiola ka treguar se sa shumë e ka rritur Manchester Cityn. Ai e ka dëshmuar veten vit pas viti dhe e arriti edhe triumfin në Ligën e Kampionëve që ishte objektiv i kamotshëm i tij. Është shumë e vështirë ta ndalesh Cityn sepse Guardiola ka mijëra mënyra të mrekullueshme për të luajtur dhe ai është një trajner i madh. Është një finale edhe për ta dhe do të jetë e vështirë”, ka pranuar Mendilibar. “Megjithatë, ne jemi gati për këtë duel dhe sigurisht se do të futemi për fitore pasi duam të kthehemi në shtëpi me këtë trofe”.

Skuadrat spanjolle e kanë fituar trofeun në 10 nga 14 Superkupat e fundit të UEFA-s. Real Madridi fitoi katër trofe (2014, 2016, 2017, 2022), ndërsa Barcelona (2009, 2011, 2015) dhe Atletico Madrid (2010, 2012, 2018) nga tre. Real Madridi, Barcelona dhe Milani ndajnë rekordin për më së shumti trofe të Superkupës së UEFA-s, pesë sosh secili.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia e Kosovës: Një grua në Leposaviq është gjetur pa shenja jete

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana dhe Policia e Kosovës ndalojnë kontrabandën në kufi, kapen mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën