Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Republikane të Kosovës të martën, raporton teve1.info
Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike, tha se rekomandon pezullimin e Partisë Republikane pas shqyrtimit të të gjithë materialit të nevojshëm.
“Kjo parti politike duhet te pezullohet prandaj rekomandimi i zyrës është që të pezullohet Partia Republikane e Kosovës”, u shpreh Buzhala.
Pikat e tjera që u diskutuan në këtë mbledhje u mbajtën pa praninë e medieve.