Policia e Kosovës e ka pranuar donacion dy automjete kombi nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, ky donacion ndihmon në rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe ndihmon në avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve.
“Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.
Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.