TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi: Në seancën e parë do të kërkojmë Komision Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gashi: Kurti nuk i duhet Kosovës, sanksionet nga ShBA-ja janë të dëmshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në konferencën e thirrur për medie ka thënë se në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, të sesionit vjeshtor do të kërkojnë hetim parlamentar për rezervën shtetërore.

Kjo pasi sipas Gashit, qytetarët kanë nevojë ta dinë të vërtetën e siç tha ai, e vërteta është zgjidhja e duhur.

“Po jetojmë në kohën kur kriza po e mbulon krizën. Qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, e vërteta është zgjidhja e duhur për të gjithë. Keqpërdorimet, abuzimet eventuale me rezervat shtetërore pikërisht me produktet esenciale kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtësore, prandaj në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Parlamentit të Republikës do të kërkojmë të formohet një Komision Hetimor për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme në rezervat shtetërore. Kështu që përveç hetimeve penale që duhet ti bëjë prokuroria, ne konsiderojmë që është e domosdoshme të ketë hetime parlamentare për të parë nga afër sa e respektuan ligjin”, tha ai.

Madje Gashi tha se duhet të kuptohet se si janë menaxhuar rezervat shtetërore, cila ka qenë procedura dhe cila ka qenë forma mbi të cilën janë vlerësuar kontratat si sekrete.

“Duhet të kuptojmë të vërtetën se si janë menaxhuar rezervat shtetërore, të kuptojmë cila është procedura, dhe të kuptojmë a janë hapur tenderët për rezervat shtetërore. Nëse po si ka shkuar, nëse jo pse jo, dhe nëse këto kontrata janë  klasifikuar si sekrete cila është forma që është përdorur për t’i vlerësuar këto sekrete, dhe pse janë klasifikuar të tilla, personat e përfshirë a kanë pasë certifikatë të sigurisë, çka është klasifikuar si sekret shtetëror, produkti, çmimi, vendndodhja, kontratat, personat e involvuar… Kush dhe si e ka menaxhuar këtë proces që nga fillimi deri në fund”

“E vërteta duhet të dalë në pah, është e domosdoshme për të gjithë pa përjashtim. Kjo është iniciativa që grupi parlamentar i LDK-së do ta marrë në seancën e parë “, shtoi Gashi./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën