TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtatë shenja që tregojnë se konsumoni shumë kripë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gargarë me ujë të vakët, 5 përfitime direkte

Ndoshta mendoni që futja e kripës në organizëm është në nivelin normal, mirëpo në menynë tuaj shpesh gjenden artikujt të cilët kanë burime të mëdha dhe të fshehura kripe.

Artikujt e tillë janë edhe picat edhe sandviçët, mirëpo në listë të artikujve të cilët kanë shumë kripë gjenden edhe buka, simitet e ndryshme dhe produktet e mishit të thatë.

Futja e tepërt e kripës në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të lëngjeve.

Veç kësaj, kripa mund t’ju krijojë edhe probleme të tjera shëndetësore, prandaj kushtoni kujdes shenjave me të cilat trupi paralajmëron që po konsumoni shumë kripë.

Doza e rekomanduar e kripës është 2.400 miligramë, përkatësisht një lugë e vogël kripë. Kushtoni kujdes që më shumë kripë në organizëm të fusni nëpërmjet ushqimit të procesuar, prandaj ushqimi me sa më shumë artikuj të freskët është mënyra më e mirë për futje më të vogël të kripës në organizëm.

Ekzistojnë madje shtatë mënyra të cilat trupin do ta sinjalizojnë, nëse filloni të merrni tepër kripë:

1. Ndjenja e ënjtjes dhe e fryrjes

Te konsumimi i tepërt i kripës, lëkura dhe pjesë të caktuar të trupit mund të bëhen të ënjtura për shkak të moslargimit të ujit. Në fytyrë ënjtja veçanërisht shihet në zonën përreth syve.

Gjithashtu, teprica e kripës shkakton ënjtje të gishtave të duarve dhe rreth nyjave.

2. Ndjenja e etjes

Kripa e tepërt shkakton dehidratimin. Si pasojë e saj, do të vëreni që shpesh pini lëngje, posaçërisht gjatë treningut apo aktiviteteve fizike.

Te stërvitësit aktivë përreth buzëve mund të bëhet madje edhe shtresë e hollë e njelmët gjatë treningut. Kjo është shenjë që trupi përpiqet të nxjerrë jashtë tepricën e kripës.

3. Urinimi i shpeshtë

Kripa e tepërt shkakton shkuarje të shpeshtë në tualet, ndërkaq urina është më e turbullt dhe ka ngjyrë të errët. Edhe pse kjo mbase nuk do të tingëllojë si problem serioz, me urinim humbet edhe kalciumi.

Nëse në gjak nuk ka mjaft kalcium, trupi do të marrë kalciumin nga eshtrat. Për këtë shkak te njerëzit të cilët rregullisht fusin shumë kripë në organizëm, ekziston rreziku i madh nga shfaqja e osteoporozës.

4. Dëshira për ushqim të pashëndetshëm

Kripa e shumtë mund të shkaktojë humbjen e interesimit për ushqim të shëndetshëm. Njerëzve të cilët fusin tepër kripë në organizëm shpesh nuk u pëlqen shija e ushqimit të shëndetshëm dhe pa mëlmesa. Prandaj gjatë kohës vendosin për ushqim më të njelmët, e ky është pothuajse i gjithë ushqimi i procesuar.

5. Ngërçet e muskujve

Te personat të cilët ushtrojnë dhe marrin shumë kripë shpesh shfaqen ngërçet e muskujve. Natriumi dhe kalciumi janë përgjegjës për kontraktimin e muskujve, ndërkaq kalciumi ndihmon në qetësimin e tyre.

Nëse çrregullohet balanca e natriumit dhe kalciumit në organizëm, shpesh do të ndieni dhembje të muskujve.

6. Lodhja

Lodhja nuk do të jetë pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit të njelmët, mirëpo dehidratimi shkakton lodhjen. Kjo posaçërisht do të ndikojnë negativisht te ju nëse rregullisht stërvitni.

7. Problemi me zemrën dhe veshkat

Veshkat nuk munden përnjëherë të filtrojnë aq sasi të madhe kripe, prandaj në trup qëndron uji në mënyrë që të zbutë kripën e grumbulluar. Kjo shkakton rritje të lëngjeve përreth qelizave dhe rritje të vëllimit të gjakut, për ç’shkak zemra detyrohet të punojë më fuqishëm, në mënyrë që të pompojë gjakun dhe kështu të krijojë presion në enët e gjakut.

Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave, gjë që mund të çojë në preson të lartë të gjakut apo të sulmit në zemër.

 

Tags: kripaproblemet shëndetësoreShendeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

Përfitimet shëndetësore që merrni nga dushi me ujë të ftohtë

Përfitimet shëndetësore që merrni nga dushi me ujë të ftohtë

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Tetë kandidatë të LVV-së në mesin e dhjetë më të votuarve për deputetë

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën