Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe EULEX-it dhe zhvillimet në vend.
“Duke e uruar z. Barbano për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe EULEX-it.U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin e EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend”, thuhet në njoftim.
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në vend”, thuhet tutje./teve1.info./