TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ismaili: Opozita s’i ka numrat për rrëzimin e qeverisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ismaili: Mosbesimi i Osmanit ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, është për keqardhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij, si dhe për zgjedhjet e parakohshme.

Imaili ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet janë një rirregullim i një situate që është çrregulluar shumë.

“Situata në Kosovë është çrregulluar jo vetëm në aspektin politik, por është çrregulluar edhe ekonomia e vendit. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, sektori i shëndetësisë është në një gjysmë paralize, arsimi ka mungesë të vizionit të investimeve apo të koncentrimit dhe fokusit të Qeverisë. Pra, ajo që e përmirëson jetën e qytetarit në Kosovë, sot është totalisht e çrregulluar” ka thënë Ismaili për RTK, duke shtuar se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë, sepse nuk i ka numrat në Kuvend.Sipas tij, politika qeveritare ishte dashur t’i japë mundësi familjeve në Kosovë në këtë kohë krize.

“Tu jepet mundësi mbështetje, t’iu tregohet që në tre katër vitet e ardhshme këto janë investimet tona, kjo është rruga jonë për të dalur nga ky stagnim ekonomik. Është dashur me pas diçka që iu jep mundësi njerëzve ta shohin dritën në fund të tunelit. Duke qenë të konsumuar me konflikte të brendshme nga Qeveria, akuzat, gishtat për njëri-tjetrin e kanë çrregulluar gjithë këtë jetë politike dhe nuk po shihet rrugëdalje”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka deklaruar se dhuna në Kuvend ditë më parë erdhi si rezultat i urrejtjes patologjike që e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj opozitës.

Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Në krejt çka kemi pasur mundësi të bëjmë ne si opozitë i kemi bërë. Kemi kritikuar, kemi kërkuar përgjegjësi, kemi dhënë propozime dhe krejt çka kemi pasur mundësi i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.

Ai ka përmendur çështjet që ka ngritur PDK në Kuvendin e Kosovës.

“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka theksuar se për të gjitha çështjet që i kanë konsideruar të dëmshme për Kosovën, PDK i ka sfiduar institucionet nëpërmjet mjeteve demokratike.

Nënkryetar i PDK-së nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafën i quan turistë. Sipas tij, të gjithë e dinë se ish-presidenti Thaçi është figurë e njohur historike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën