Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.
Sipas njoftimit, Mehaj është pritur nga komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.
Me këtë rast ministri Mehaj është shprehur se “është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”.