TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Plzen e Besiktash deri te “derbi” i Ballkanit, rivalët e shtatë ekipeve që po përfaqësojnë kombin shqiptarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga Plzen e Besiktash deri te “derbi” i Ballkanit, rivalët e shtatë ekipeve që po përfaqësojnë kombin shqiptarë

Ballkani, Drita dhe Dukagjini nga Kosova, Tirana dhe Partizani nga Shqipëria, dhe Struga së bashku me Shkupin nga Maqedonia e Veriut: do të jenë skuadrat që do të marrin pjesë në raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Skuadrat kampione, Ballkani, Partizani dhe Struga vijnë pas eliminimit nga Champions League. Ndërkohë që do të ndeshjen me të tjera skuadra të eliminuara nga ky turne, çka do të thotë përballje jo shumë të vështira, në letër.

Në krahun tjetër, Dukagjini, Tirana dhe Shkupi janë njohur me kundërshtarët e tyre, që e nisin aventurën në këtë raund. Ndërkohë, Drita e fillon rrugëtimin europian në turin e dytë.

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, do të luajë në turin e dytë të Conference League me skuadrën e Larne (Irlanda e Veriut). Ekipi i Ilir Dajës gjen përballë një tjetër skuadër që u eliminua në turin e parë të Championsit. Me Larne që nuk kaloi dot përballë Helsinkit. Një kundërshtar pa shumë eksperiencë. Që për të parën herë u shpall kampion sezonin e shkuar.

Skuadra nga Theranda kërkon të përsërisë suksesin e vitit të shkuar në Europë. Ku mbërriti deri në fazën e grupeve, duke prodhuar futboll të bukur e duke zhvilluar takime pozitive.

Dukagjini do të ketë një sfidë të vështirë, pasi do të ndeshet me kroatët e Rijekës. Një skuadër e fortë, që natyrisht do të jetë në fushë me statusin e skuadrës favorite. Djemtë e Armend Dallkut do të luajnë shanset e tyre me ish-skuadrën e lojtarëve shqiptar si Bekim Balajt e Odise Roshi.

Drita e nis aventurën e saj europiane me një kundërshtar jot e lehtë, pasi do të vihet përballë Viktoria Plzen. Një emër i madh i futbollit çek, që ka një histori të pasur në Europë.

Mjafton të kujtojmë që në edicionin 2022-2023 ishte në fazën e grupeve të Champions League. Me Barcelonën, Bayernin dhe Interin.

Partizani do të vihet kundër skuadrës modeste nga Andorra, Atletic Club d’Escaldes. Shorti i ka vënë përballë një nga skuadrat e eliminuara në turin paraeliminator. Dhe kampionët e Shqipërisë janë favorit për të kaluar më tej.

Nënkampionët e Tiranës do të sfidojnë një emër të njohur të futbollit turk në raundin e dytë. Të besuarit e Orges Shehit do të luajnë ndaj Besiktasit. “Gjigantët” turq kanë fituar 18 tituj kampion, ndërsa në total kanë marrë më shumë se 60 trofe. Sigurisht që shanset e bardhebluve janë të vogla, por për Tiranën mund të jetë një ndeshje vitrine, ku mund të reklamojë lojtarët e saj.

Struga e Shpëtim Duros do të tentojë të kalojë më tej ndaj malazezëve të Buducnost. Skuadra nga Mali i Zi u eliminua nga raundi paraeliminator. Dhe tani luan një “derbi” ballkanik me Strugen.

Në anën tjetër, Shkupi do të ketë një provë të komplikuar ndaj një prej ekipeve më të forta të Bullgarisë. Levski Sofia, 26-herë kampione, do të luajë ndaj bardhebluve kryeqytetas.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Sparta kërkon 10 milionë euro për Rrahmanin

Rudiger rinovon kontratën me Realin

Rudiger rinovon kontratën me Realin

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Irani largohet nga SHBA pas duelit me Zelandën e Re

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Tunizia me selektor të ri, angazhon francezin Renard

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Udhëheqësit evropianë i kërkojnë Trumpit të organizojë bisedimet Zelensky-Putin

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Ky është linku ku mund të ankohen ata që nuk i kanë marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se Siria do të bënte një punë më të mirë në “përballimin e Hezbollahut” sesa Izraeli

Trump thotë se Siria do të bënte një punë më të mirë në “përballimin e Hezbollahut” sesa Izraeli

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Një muaj paraburgim ndaj dy të arrestuarve për vrasjen në Prizren

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet në Gjakovë një i dyshuar për përfshirje në vjedhje në shtatë raste

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën