TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj pas dëshmisë së Escobarit: Kurti të largohet nga agjendat tensionuese e destruktive

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Kurti ka kimi serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është koha e fundit që kryeministri Albin Kurti të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive. Ai ka deklaruar se shefi i ekzekutivit duhet t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Kosovës.

Kjo deklaratë  e Haradinajt vjen pasi emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar ka raportuar për situatën në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën.

“Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Escobar. Është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive, ku vegjetojnë liderët pro-rus, sikurse janë dhe do të vazhdojnë të mbesin Dodik dhe Vuçiq”, ka shkruar ai.

Lideri i AAK-së ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po inkurajojnë Kosovën t’u qëndrojë zotimeve, të hapë rrugë për afirmim ndërkombëtar, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, për fushatë globale të njohjes, për avancim në integrim evropian dhe për zhvillim social e ekonomik dhe për vendosmëri në proces të rrugëtimit drejt NATO-s dhe BE-së.

“Kosova e ka për detyrim ta bëjë pjesën e saj, dhe ta përqafojë mbështetjen e parezervë të ShBA-ve dhe aleatëve, në mbylljen e plasaritjeve dhe shtigjeve të ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kurti mund të ketë ritmin dhe orën e tij, por Kosova nuk ka kohë për të humbur, veçmas kur porositë dhe pritjet e aleatit tonë janë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Koha është tash”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Alarmi i kuq për energjinë, Kosovës i kanoset errësira në vitin 2026

​Alarmi i kuq për energjinë, Kosovës i kanoset errësira në vitin 2026

OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit në protestën e Shkupit

OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit në protestën e Shkupit

Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

Pa gola në Lipjan, Prishtina e Re dhe Dukagjini ndajnë pikët

Pa gola në Lipjan, Prishtina e Re dhe Dukagjini ndajnë pikët

​Alarmi i kuq për energjinë, Kosovës i kanoset errësira në vitin 2026

​Alarmi i kuq për energjinë, Kosovës i kanoset errësira në vitin 2026

Frutat e thata që ndihmojnë kujtesën

Frutat e thata që ndihmojnë kujtesën

OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit në protestën e Shkupit

OVL-UÇK falënderon pjesëmarrësit në protestën e Shkupit

Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

Çitaku: Sot në Shkup u mblodhëm me një kërkesë të vetme, duam drejtësi

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

Ahmeti pas protestës: Procesi gjyqësor në Hagë duhet të ketë epilog të pafajësisë

​Limaj: Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së

​Limaj: Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën