TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Heta: Zonat e rrezikuara nga Murtaja Afrikane e Derrit janë familjet dhe fermat që kultivojnë derra

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Heta: Zonat e rrezikuara nga Murtaja Afrikane e Derrit janë familjet dhe fermat që kultivojnë derra

Gjatë ditës së hënë ekipet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë njoftuan se në një fermë në Kllokot është paraqitur për herë të parë sëmundja Murtaja Afrikane e Derrit, ku edhe më pas u bë izolimi i vendit.

Për këtë çështje, Sadik Heta, drejtori i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve-AUV, tha se zonat e rrezikuara nga kjo sëmundje mund të jenë të gjithë ato shtëpi apo ferma të cilat kultivojnë derra.

“Zonat e rrezikuara mund të jenë të gjitha ato zona  të cilat ka derra ose të gjitha ato familje ose ferma që kultivojnë derra duke  përfshi pjesën e Gjilanit, të Mitrovicës, së Pejës dhe Gjakovës, duke pasur parasysh që në regjionin e Pejës dhe Gjakovës kemi shqiptar të religjionit katolik dhe mbajnë derra. Të gjithë ato ferma që mbajnë derra mund të jenë potencialisht të rrezikuara nëse nuk i respektojnë të gjitha masat që ne si agjencion i kemi lajmëruar me kohë për të gjithë fermerët”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Hetës, është shumë e rëndësishme që si masë parandaluese të bëhet dezinfektimi në ferma, të ndalohen hyrje-daljet e njerëzve të panjohur në ferma, sepse si tha ai, kjo sëmundje mund të bartet nga ferma me derra të sëmurë në fermë të derrave të shëndoshë.

“E para duhet të kenë kujdes që hyrje daljet në fermat e tyre, ti kontrollojnë mos të lënë njerëz të panjohur që mund të jenë potencialisht bartës, sepse ky virus bartet përmes këpucëve, rrobave, pajisjeve të ndryshme mund të bartet nga ferma e infektuar në fermën e shëndoshë. Pra masat kryesore janë ndalimi i lëvizjeve, hyrje daljeve në ferma, dezinfektimi, dezbarierat e ndryshme, dhe potencialisht kontakti me derrat e egër që mund të jetë edhe shkaktari kryesor”, shtoi ai.

Ndryshe, Murtaja Afrikane e Derrit  është sëmundje ngjitëse që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat e egër, ndërsa përcillet me letalitet të lartë deri në 100 përqind.

Shfaqet sëmundja Murtaja Afrikane e derrit, izolohet ferma në Kllokot

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Ish – ministri i Tregtisë dhe disa zyrtarë të arrestuar për korrupsion në aksionin e AKI-së dhe PK-së

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

AKK shpreson që komunat veriore do t’i kthehen

Napoli në finale të Superkupës së Italisë

Napoli në finale të Superkupës së Italisë

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Drita po humb pas pjesës së parë nga Vallecano

Drita po humb pas pjesës së parë nga Vallecano

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Ish – ministri i Tregtisë dhe disa zyrtarë të arrestuar për korrupsion në aksionin e AKI-së dhe PK-së

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

Ligji i ri i miratuar në SHBA: Gjendja e demokracisë në Serbi shqetësuese, kushtet zgjedhore të padrejta

Ligji i ri i miratuar në SHBA: Gjendja e demokracisë në Serbi shqetësuese, kushtet zgjedhore të padrejta

“Këndi i Debatit” 18.12.2025

“Këndi i Debatit” 18.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën