TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një muaj paraburgim për Ilir Abdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një muaj paraburgim për Ilir Abdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ilir Abdullahut, i dyshuar për vrasjen e ish pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, raporton teve1.info

Përmes një komunikate për medie, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjyqtari i rastit e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale kundër të dyshuarit I.A. për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin I.A i dyshuar për veprën penale Vrasje e Rëndë.

Prishtinë, 19 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.A i dyshuar për veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 147 paragrafi 1, nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore, masa e paraburgimit prej një muaji është caktuar duke e pas parasysh se i dyshuari tash e 15 vite ndodhet në arrati.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën