TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Duhen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK: Duhen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka mbajtur takim të përbashkët me Kryesinë e Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua kryesisht për zhvillimet e fundit në vend, ku sipas tyre, prishja e raporteve me ndërkombëtarët dhe sanksionet ndaj Kosovës, kanë ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë Kurti.

Më tej, PDK-ja ka përsëritur se duhet të shkohet në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

“Prishja e raporteve më miqtë ndërkombëtarë, vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, bashkëpunimi me kriminelin Millan Radojçiq dhe Listën Serbe, takimet dhe vendimet e fshehta në dëm të interesit nacional – janë disa prej shkaktarëve të cilat kanë bërë që kjo Qeveri ta humbas tërësisht kredibilitetin e saj. Sipas Kryetarit Krasniqi, i gjithë ky orkestrim i Qeverisë ndodhi për të tërhequr vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Gjithsesi, duke parë se kjo Qeveri nuk ka më asnjë lloj kredibiliteti për të qeverisur me vendin. PDK konsideron se zgjidhja e vetme për ta larguar Kosovën nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Më tej, thuhet se PDK kërkon nga Qeveria e Kosovës të tregojnë se çfarë po ndodhë me situatën në pjesën veriore të vendit, përcjell teve1.info.

“PDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregoj se çfarë po ndodhë edhe me situatën në pjesën veriore të Kosovës. Psë lëshoi pe Qeveria dhe pranoi të tërhiqet nga pjesa veriore, pas disa muajve të tensionit dhe detyrimit të aleatëve tanë që t’i vënë sanksione Kosovës? Pse u liruan kriminelët serbë të arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it?”, thuhet tutje në komunikatë.

Në fund të këtij takimi, Krasniqi, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Grupit Parlamentar për vizitën zyrtare që kishte në Paris dhe Bruksel.

“PDK do të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe, karshi këtyre zhvillimeve, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion që të ndalojë shkatërrimin e së ardhmes së shtetit të Kosovës, të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës”, përfundon komunikata e tyre./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

“Mesditë”- 09.10.2026

“Mesditë”- 09.10.2026

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën