Kosova U22 të femrat në volejbollin me rërë, ka prekur finalen e Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Dardanet për ballafaqim kishin Serbinë, mirëpo këta të fundit refuzuan të shfaqën në fushë, duke i dhënë përparësi Kosovës të kalojnë në finale pa u djersitur.
Kjo ndeshje ishte parparë të zhvillohet nga ora 08:30 të mëngjesit, derisa me kalimin në finale Kosova do të ndeshet me Turqinë 1 nga ora 16:50.