TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK akuzon Bislimin për sulm ndaj deputetit Lushtaku

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK akuzon Bislimin për sulm ndaj deputetit Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës thotë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka sulmuar deputetët e PDK-së, sot gjatë seancës plenare në Kuvend.

Kjo pasi gjatë fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi largoi një fotografi ku shihet kryeministri me hundë të madhe, ndërsa nga pamjet e kamerave shihet se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkonte drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur kryeministri Kurti e të cilit i hodhi ujë e më pas edhe Bislimit.

Mirëpo, PDK pretendon se veprimi i Bislimit ishte provokues ndaj opozitës.

“PDK dënon ashpër sulmin e zëvendëskryeministrit Bislimi ndaj deputetëve të PDK-së. Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore. Madje, ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Facebook.

Më tej, kanë shkruar se Qeveria Kurti po tenton ta fshehë koordinimin dhe bashkëpunimin me Milan Radojçiqin, derisa e kanë vlerësuar të pa vend thirrjen e Policisë së Kosovës, nga kryekuvendari,Glauk Konjufca.

“Në një moment kur Kryetari i Kuvendit u desh që të reagojë dhe të mos e lejoj atë që të ndodhë, ai u bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë dhe të arrestojnë deputetët e opozitës. Futja e Policisë së Kosovës në Kuvend nuk është lejuar të ndodhë as në momentin më të errët në historinë e Kuvendit të Kosovës, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës dhe rrezikonte jetën e deputetëve. Tani, gjithçka është e qartë. Kjo Qeveri, ky kryeministër, ky pushtet, shihet qartë se duke tentuar të fshehë koordinimin dhe bashkëpunimin me Millan Radojçiqin, po përdorë çdo mjet, edhe dhunën, ndaj deputetëve opozitarë. Ky Kuvend dhe kjo Qeveri nuk kanë më kurrfarë kuptimi dhe asnjëlloj kredibiliteti”,thuhet tutje.

Po ashtu kanë shkruar se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, nga të cilat, qytetarët me votën e tyre do të zgjedhin një Qeveri kredibile e cila do ta kthej vendin në rrugën e duhur drejt integrimit euro-atlantik./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën