TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Remi flet për qendrat e ndalimit në Zonën Operative të Llapit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Remi flet për qendrat e ndalimit në Zonën Operative të Llapit

Në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, i njohur si komandant Remi ka folur për qendrat e ndalimit të UÇK-së në këtë zonë.

Fillimisht dëshmitari tha se ‘‘po, kemi përfunduar një proces gjyqësor për këtë dhe mund ta merrni, ka qenë proces i udhëhequr kundër nesh’’, kur u pyet nga prokurorja Clare Laëson nëse në zonën operative të Llapit kishte njerëz të ndaluar nga UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje ai tha se këta kanë qenë njerëz që binin ndesh me rregullat të luftës dhe nuk kanë qenë të interesuar për etnicitet.

“Meqë po pyetni, ka mund të ketë serb, shqiptar, nuk jam i sigurt për të tjerët, por qytetarë të vendit tonë”, tha ai.

Këta persona sipas tij ishin njerëz që kundërshtonin misionin e UÇK-së dhe se në përgjithësi numri i të ndaluarve nuk kalon numrin treshifror.

Mustafa më tej tha se tek njësia brigada 151, 152 dhe komanda e zonës ka mund të ketë një shtëpi ndalimi, tutje përmendi edhe vendet Bradash, Llapashticë, Buric, Patok, Majac dhe Bajgorë.

Sipas tij personat e ndalur i shoqëronte personali i caktuar i Policisë Ushtarake (PU).

Ai tha se në Bajgorë shtabi ka qenë i vendosur në korrik-gusht dhe pjesën e parë të shtatorit dhe më pas kanë lëvizur për shkak të ofensivës serbe.

Mustafa tha se personat kanë mund të qenë të ndaluar për 2 orë, me ditë e edhe me javë duke thënë se qendra e ndalimit ishte një shtëpi 3-4 dhoma sikur shtëpitë e tjera.

“Ka vendime për këtë çështje dhe i ka gjitha evidencat, një vendim që është kry në gjitha shkallët nga UNMIK dhe EULEX në Kosovë”, shtoi ai më tej.

Në vazhdim ai tha se pas 15 shtatorit, shtabi ka lëvizur në Majac dhe Lupq e në tetor kanë kaluar në Llapashticë.

Mustafa tha se janë ngritur menjëherë qendrat e ndalimit si dhe aty kanë qenë njësi të tjera të brigadës 151 dhe 152 për mbrojtje të shtabit.

Po ashtu tha se afër kishin edhe PU-ja, duke e përshkruar largësinë me objektin e tyre rreth 300-500 metra.

Mustafa tha se objekti i ndalimit në Llapashticë ishte pranë bazës së PU-së dhe se kishte shkuar disa herë pasi që kishte shfrytëzuar kuzhinën aty edhe vet.

Kur u pyet a ka parë të ndaluar ai tha se “po, kemi drekuar bashkë me ta, jo në një tavolinë me ta po brenda dhomës, brenda kuzhinës”.

Ndërkaq, kur u pyet se kur të ndaluarit janë lëvizur nga Llapashtica tha se nuk i kujtohet por se qëndron pranë të thënave gjatë procesit gjyqësor.

Dëshmitari tha se të ndaluarit u dërguan në Majac dhe se edhe atë qendër e kishte vizituar kur ishte marr vendimi për lirim të të gjithë të ndaluarave.

“Vendim se nuk kemi pas kushte, ka qenë luftë gjithëpërfshirëse dhe kemi dashtë me u liru nga ta, të lirohen dhe të shkojnë ku është popullata, ka pas nga ta që janë bashkëngjitur UÇK-së, kanë shku të gjithë në vendin e tyre me përjashtim të një burgosuri që ka qenë përkujdesja deri në fund të luftës”, sqaroi ai.

I pyetur se a i kujtohet ndonjë prej të ndaluarve, ish-komandanti Remi përmendi emrin Enver Sekiraqa, duke shtuar se kjo i kujtohet se është folur më vonë pas luftës e jo kur ka qenë në atë vend.

Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit Mustafa në sesion publik.

Remi thotë se e mori pozitën e komandantit pas rënies së Zahir Pajazitit./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Mosarritja e koalicionit me Nismën nuk është problem i brendshëm i PDK-së

Mustafa: Mosarritja e koalicionit me Nismën nuk është problem i brendshëm i PDK-së

PDK hap fushatën në Prizren, Hamza: Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti dhe zhvillimi

PDK hap fushatën në Prizren, Hamza: Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti dhe zhvillimi

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit dhe rinovimin e teqes

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit dhe rinovimin e teqes

Mustafa: Bedri Hamza është figura më unifikuese në skenën politike të Kosovës

Kurti nga Mitrovica tregon zotimet për mandatin e ardhshëm qeverisës

Kurti nga Mitrovica tregon zotimet për mandatin e ardhshëm qeverisës

Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike dhe dyfishim pagash

Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike dhe dyfishim pagash

Pensionistët nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se janë gjallë pas vendimit të Gjykatës Supreme

Pensionistët nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se janë gjallë pas vendimit të Gjykatës Supreme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën