Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar në “Facebook” një fotografi me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti.
Ky takim i Kurtit me krerët institucionalë vjen dy ditë pas deklaratës së zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila ngjalli reagime të shumta.
“Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre”, kishte thënë Gërvalla në Forumin e Dubrvonikut.
Kjo deklaratë është vlerësuar si skandaloze nga partitë opozitare dhe analistët, të cilët madje kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Gërvallës.