TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deli e Sanije Rexhepi rrëfejnë si ishte vrarë aksidentalisht djali i tyre 7-vjeçar nga një ushtar amerikan

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Deli e Sanije Rexhepi rrëfejnë si ishte vrarë aksidentalisht djali i tyre 7-vjeçar nga një ushtar amerikan

Më 10 korrik të vitit 2000, atëherë 7-vjeçari Gentrit Rexhepi nga fshati Zllatar i Ferizajt, ishte vrarë aksidentalisht nga një ushtar amerikan teksa KFOR-i po i vendoste rrethojat në oborrin e shkollës “Njazi Rexhepi”.

Babai i tij, Deli Rexhepi ka rrëfyer në emisionin Ditari në Tëvë 1 se si kishte kuptuar për vrasjen aksidentale të të birit.

Ai thotë se i Gentriti kishte shkuar te dajtë e tij teksa në shkollën e atij fshati, KFOR-i po punonte në pastrimin e minave.

“Kanë shkuar fëmija, kanë shkuar me qejfin ma të madh të dajtë e vet. Si e ka kryer djali shkollën, edhe dy të tjerët kanë shkuar. 3-4 ditë ka shkuar më herët kurse me datën 10 korrik, gjithherë ata merrnin iu jepnin sheqera, bonbona, ëmbëlsira për fëmijë. Në mesin e tyre ka shkuar edhe Gentriti. Për fat tonin Sanija [v.j nëna e Gentritit] ka qenë te vëllai i vet edhe aty ka ndodhë. Te shkolla e tyre ata kanë shkuar të punojnë KFOR-i amerikan ta rrethojnë, të ndihmojnë, ta pastrojnë prej minave”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi thotë se përderisa i biri po kthehej në shtëpi, nëna i kishte dëgjuar të krismat.

“Plot fëmijë ka pasur, nuk ka qenë vetëm ky, por s’po dimë sa shumë ka pasur. Unë aty nuk kam qenë, por Sanija edhe fëmija tregojnë. Në mesin e tyre, i merr do sheqera edhe më gëzimin ma të madh, se shtëpinë afër e ka pasur, ka marrë me ia dërguar mamit të vet. Kur ka shkuar ka qenë ora 1. Kur ja ka çu kësaj kjo ka thanë: Gentrit nalu te shpija, s’ke nevojë më tepër se është dreka me hangër. Ai me shpejtësinë ma të madhe është kthyer përsëri. Pasi që ka mbërri aty, i ka dëgjuar kjo krismat e thotë ndodhi diçka. E veç kur i vjen kësaj lajmi se ka ndodh”, ka thënë Rexhepi.

Kurse, Sanije Rexhepi, nëna e Gentrit Rexhepit, tha se lajmin ia kishte dhënë një fëmijë, teksa vet ishte shprehur e çuditur nga fjalët që i kishte dëgjuar.

“Vetëm sa erdhi te shpia edhe shkoi prapë atje, veç kur po dëgjoj kështu. Aty afër ishim, janë kanë 80 fëmijë aty. Të rrethit, shkonin vraponin pas tyre [KFOR-it]. Edhe kur po vjen një fëmijë po thotë “Vallahin Gentin e ka vrarë KFOR-i”. Unë i them “Qysh vëllau jem, KFOR-i s’i vrajnë fëmijë”. “Vallahin” thotë, “Po e kanë vra edhe ka ra Gentriti”. Mjekët në Sllatinë, afër Ambulanta aty, kanë filluar me ia dhanë ndihmën e parë, po rafall u kanë krejt automatiku që ia ka rrok anën e majtë”, ka thënë ajo në Ditari në Tëvë 1.

Teksa, babai Deli Rexhepi thotë se pas lajmit kishin shkuar në kampin ‘Bondsteel’, atje ku ushtarët i kishin thënë se ishin munduar ta bëjnë më të mirën por nuk kishin mundur ta shpëtonin Gentritin.

“E kanë marrë prej aty e kanë çu në Bondsteel. Tani ju ka kumtuar lajmi sefte tani unë, i ka fshati 5 kilometra prej Sllatinës dhe Zllatarit dhe tani kemi shkuar në Bondsteel edhe me ta edhe vëllaun e saj. Prej 2-5 aty kemi prit. Kanë ardhur shumë prej gjeneralëve, ma të mëdhenjtë që kanë qenë, na kanë ngushëlluar e na kanë thënë që ‘kemi me u mundu ma të mirën me e ba’. Janë munduar ta shpëtojnë, kanë kontaktuar edhe me Evropë po ma në fund vështirë e kanë pas me na e kumtu. Na veç e hetum që ka diçka. E pranum, ata na thanë që jemi mundu po Zoti e deshi kështu. Tani e kemi marrë kufomën dhe e kemi çu në shtëpi”, ka thënë Rexhepi

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

PDK do të dorëzojë ankesë në PZAP për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë

A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Google nis zëvendësimin e Google Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën