TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka: Përvoja ime do ta ndihmojë Leverkusenin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Xhaka: Përvoja ime do ta ndihmojë Leverkusenin

Mesfushori Granit Xhaka ka theksuar se është shumë i lumtur dhe i nderuar që karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Bayer Leverkusenit. Ai të enjten iu bashkua ekipit nga Bundesliga, me të cilin firmosi kontratë deri në verën e vitit 2028.

Ndërsa në intervistën e parë si lojtar i ekipit gjerman ka thënë se synimi i tij është që të jetë i suksesshëm në këtë aventurë. 30-vjeçari kalimin te Leverkuseni, e ka quajtur një sfidë të madhe, ndërsa zbuloi edhe arsyet që e shtynë të jetë pjesë e kësaj skuadre.

“Pikë së pari jam i lumtur që jam këtu, më në fund. Në të vërtetë u nevojit një kohë e gjatë për të realizuar këtë transfer. Ka shumë arsye që i jam bashkuar Leverkusenit. Natyrisht, janë drejtuesit dhe pastaj trajneri, të cilët kanë bërë investim në mua. Është një sfidë e re për mua, sikurse edhe për familjen time. E njoh mirë Bundesligën dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu”,tha Xhaka.

Ai insistoi se me përvojën e tij do të përpiqet ta ndihmojë Leverkusenin që të jetë i suksesshëm në edicionin 2023/24.

“Prej Arsenalit dhe Premier Leagues kam fituar shumë përvojë. Në futboll ka gjithmonë ulje dhe ngritje. Por, mëson prej tyre, bëhesh më i vjetër dhe fiton përvojë më të madhe. Dua ta shtyj përpara ekipin e Leverkusenit me përvojën time dhe shpresoj që do të jem i suksesshëm në këtë aspekt”.

Sipas kapitenit të Zvicrës, përvoja që e ka krijuar gjatë këtyre viteve do të jetë shumë e rëndësishme për Leverkusenin në fushë. Madje kosovari beson se do të jetë i suksesshëm në edicionin e ardhshëm.

“Unë i sjelli përvojë të madhe Leverkusenit dhe kjo është e rëndësishme. Kam qenë katër vjet te Gladbachu dhe pastaj shtatë vjet të tjerë tek Arsenali. Jam ambicioz dhe i uritur për sukses, gjë që të gjithë e dinë pasi më njohin mirë. Kështu që mendoj se mund të kemi sukses në edicionin e ri më këtë ekip”.
Për mentalitetin e fortë që e ka krijuar, Xhaka të gjitha meritat ia atribuoj familjes, saktësisht babait, Ragipit.

“Sigurisht, që mentaliteti vjen nga familja ime dhe përfundimisht babai im ishte shumë i rëndësishëm në zhvillimin dhe rrugëtimin tim si futbollist. Ai më ka shtyrë shumë dhe më ka thënë që të mos dorëzohem kurrë. Gjithmonë ekzistojnë njerëz që thonë gjëra negative, por kjo është pjesë e botës së futbollit. Jam tejet krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh dhe shpresoj që me paraqitje të mira në fushë të jem i suksesshëm”.

Edhe te Leverkuseni, Xhaka do ta bartë fanellën me numrin 34, të cilën e ka pasur edhe te Baseli, Gladbachu e Arsenali. Ai te Leverkuseni u transferua nga Arsenali për 25 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Dinamo prezanton Ajzerajn

Dinamo prezanton Ajzerajn

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami kërkon hetim për dyshimet mbi votat e diasporës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Policia kontrollon kafiterinë në Prizren, sekuestron pistoletë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

Rama: Nis faza finale e asfaltimit në “Rrugën A” në Prishtinë

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën