TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nurellari flet për skenarin më të keq për Kosovën pas sanksioneve të BE-së

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nurellari flet për skenarin më të keq për Kosovën pas sanksioneve të BE-së

Bashkimi Evropian tashmë i ka vendosur disa sanksione Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, thotë se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që është sanksionuar nga Bashkimi Evropian, madje sipas tij, në mënyrë të agresive, ndërsa foli edhe për “skenarin më të keq për Kosovën”.

Nurellari, vlerëson se situata është shqetësuese. Ai thotë se nga kjo që është krijuar rreth sanksioneve, nuk bëhet fjalë për emër të përveçëm, por për raporte të ngritura mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe BE-së.

“Izolimi vetëm sa ka nisur, kur vjen puna që vendet që kanë qenë kumbarë të krijimit të shtetit të Kosovës, bëjnë reagime të ashpra dhe bëjnë sanksione të ashpra, pra Kosova në Evropë është i vetmi vend i sanksionuar në mënyrë agresive bashkë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Republikën Srpska të Dodikut. Kur vjen kjo situatë është vërtetë shqetësuese. Këtu nuk bëhet fjalë për emra të përveçëm, këtu bëhet fjalë për raporte të ngritura në kuadër të dekadave të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai thotë se Kurti gjithmonë tërhiqet kur arrin në situatat që shkojnë në buzë të greminës.

“Ajo çfarë po shohim ne, kjo nuk është e shkëputur, nuk është rastësi, por është vazhdimësi e Kurtit që po shkon gjithmonë buzë greminës  dhe po tërhiqet. E pamë që shkoi buzë greminës me acarimin e situatës me tabela, pastaj shkoi në Bruksel dhe i pranoi tabelat ilegale. E pamë që shpalli zgjedhje pastaj i tërhoqi, e pamë që arrestoi policin në veri, e mbajtja atje pa proces dhe pastaj kur u vendosen barrikadat u tërhoq”, tha ai.

Më tej Nurellari foli edhe për skenarin që ai e quajti si më të keqin për Kosovën.

Sipas Nurellarit, gjasat janë të mëdha që faktori ndërkombëtar t’ia kufizojë hapësirën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe nga kjo KFOR-i mund të kthehet në një status tjetër, jo si është në nivelin e tretë të sigurisë.

“Gjasat janë të mëdha që faktori ndërkombëtar t’ia kufizojë hapësirën Kurtit, dhe frika që kemi ne është që KFOR-i mund të kthehet në një status tjetër, në një situatë dhe në një veprimtari që shkon përtej Kushtetutës së Kosovës dhe kthehet në periudhën para shpalljes së pavarësisë, ku KFOR-i merrte edhe detyra policore. Nuk është më sikurse e parashikon Kushtetuta e Kosovës si nivel i tretë i sigurisë, por do të merrte edhe detyra të patrullimit edhe të organizimit të rendit publik në veri, dhe kjo do të ishte një thyerje ndaj shpalljes së pavarësisë dhe një kthim mbrapa. Duket qartë që i ka shtuar edhe trupat e KFOR-it”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: Adri Nurellarialbin kurtiKFOR
ShareTweet

Postime të ngjashme

Humbi që nga 2 korriku, Policia apelon për ndihmë në gjetjen e Xhafer Raçit

Humbi që nga 2 korriku, Policia apelon për ndihmë në gjetjen e Xhafer Raçit

Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ-ja mblidhet nesër, në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe për certifikimin e dhjetë kandidatëve për deputetë

Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Humbi që nga 2 korriku, Policia apelon për ndihmë në gjetjen e Xhafer Raçit

Humbi që nga 2 korriku, Policia apelon për ndihmë në gjetjen e Xhafer Raçit

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK-u, po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

SPAK arreston një person, drejtonte grupin që trafikoi mbi 2.4 tonë drogë

Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ-ja mblidhet nesër, në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe për certifikimin e dhjetë kandidatëve për deputetë

Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Abdixhiku në takim me Terras: Pas certifikimit të rezultateve të formohen sa më shpejt institucionet

Abdixhiku në takim me Terras: Pas certifikimit të rezultateve të formohen sa më shpejt institucionet

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarit në Rahovec për therje me thikë të dy personave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën