Granit Xhaka është pranë largimit nga Arsenali. Mediumi Goal.com të hënën pasdite ka shkruar se Bayer Leverkuseni është i gatshëm të paguajë dukshëm më tepër për mesfushorin dhe kështu transferimi po shkon drejt realizimit.
Muaj më parë pritej transferimi i Xhakës te Leverkuseni. Madje transferimi pritej të kompletohej me të përfunduar edicioni në Premier League. Por, më pas nuk kishte lëvizje për javë të tëra.
Xhaka tani pritet të transferohet në skuadrën gjermane për 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.
Leverkuseni, sipas “goal.com”, ditëve të ardhshme mund të zyrtarizojë transferimin e Xhakës. Nëse kjo ndodh, ai mund të debutojë në ndeshjen miqësore ndaj Paderbornit, më 21 korrik.