TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Daku në Rubin Kazan, te Llapi “fërkojnë” duartë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Daku në Rubin Kazan, te Llapi “fërkojnë” duartë

I besoi në momentin me të vështirë të karrierës, dhe tani besimi i Tahir Batatinës kundrejt Mirlind Dakut po shpërblehet përherë të dytë.

Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku do të transferohet në Rusi te Rubin Kazan. Daku me skuadrën ruse do të firmos një kontratë trevjeçare. 25-vjeçari ishte në pronësinë e skuadrës kroate Osijek, dhe nga klubi kroat është shitur për 1.2 milion euro.

15% të kartonit i zotëron edhe Llapi, trajneri i kësaj skuadrë Tahir Batatina për Tëvë 1 tha se ndihet i lumtur për arritjen e Dakut, derisa thotë se ka sakrifikuar duke lënë në gjendje jo të mirë edhe klubin e tij.

“Jam shumë i lumtur shumë, sepse edhe një herë po binden se ju besoj talentave dhe Mirlindit i kom besu. Ai tash ka arritur të transferohet të një skuadër e madhe dhe kjo tregon se për të i hapur rrugën një talenti duhet me u sakrifiku. Unë kam sakrifikuar për Dakun, duke e lënë edhe skuadrën në gjendje jo të mirë, vetëm për të i hapur dritaren e zhvillimit dhe sot kjo tregon sa i favorizoj lojtarët dhe talentat”

Daku nga Llapi kishte kaluar te Osijeku për 60 mijë euro. 25 vjeçari me pas nga skuadra kroate ishte huazuar te Ballkani, ku për një edicion shënoi 30 gola dhe me pas u huazua sërish te skuadra sllovene NS Mura, dhe për 37 paraqitje ai realizoi 22 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin slloven.
Për Dakun interes me pas shprehën edhe Rapidi i Bukureshtit dhe Trabzonspori i Turqisë, por oferta e hedhur në ankand nga Osjeku prej 1.1 milion euro, e realizoi vetëm skuadra ruse Rubin Kazan që e bleu për 1.2 milionë. Nga shitja e Dakut përfiton edhe Llapi. Llapi në këtë shitje do të fitoi 180 mijë euro.

Dakun e pret vendim i rëndësishëm edhe për përfaqësuese. Ai së fundi është pajisur me shtetësi të Shqipërisë. Daku ka vlerësuar se e meritonte ftesën nga Kosova për ndeshjet e qershorit. Por ajo megjithatë, nuk i erdhi. Daku llogaritet pjesë e listës së gjerë te Përfaqësuesja e Kosovës, ai ka të zhvilluar pesë ndeshje miqësore me Kosovën, ndërsa 13 ballafaqime i kishte me Kosovën U21. Ka realizuar tre gola dhe dy asistime.

Daku karrierën e ka nisur në Kosovë te Hajvalia, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri për një kohë të shkurtër te Kukësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Drita prezanton Grezdën

Drita prezanton Grezdën

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shkëlqen në fitoren e Dusseldorfit

Barcelona monitoron Ron Raçin

Barcelona monitoron Ron Raçin

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KQZ shton ekipet numëruese, rinumërohen 316 nga 914 vendvotime

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Të paktën 560 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

SHBA-ja emëron Rubion, Blairin dhe Kushnerin në bordin e Gazës të Trumpit

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën