TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Rumania në Turqi, Osijek kërkon 1 mln euro për goleadorin shqiptar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nga Rumania në Turqi, Osijek kërkon 1 mln euro për goleadorin shqiptar

Mirlind Daku kaloi një edicion fantastik tek Mura (Slloveni) duke shënuar 22 gola në total, nga të cilët 19 gola në kampionat. Performancat fantastike kanë bërë që sulmuesi nga Gjilani të jetë në fokusin e disa klubeve të ndryshme.

Për sulmuesin 25-vjeçar, shtypi i huaj raporton se në drejtim të Osijekut, që zotëron kartonin e tij, kanë mbërritur dy oferta. Nga Rumania, Rapidi i Bukureshtit është i gatshëm që të ofrojë një shumë të makme për ish-futbollistin e Kukësit në Superiore.

Megjithatë, kroatët duan të paktën 1 milion euro për kartonin e Dakut. Krahas ofertës rumune, emri i lojtarit potent është shfaqur dhe në mediet turke.

Trabzonspori është skuadra që ka interes për goleadorin dardan. Dhe në mes është trajneri i kësaj skuadre, Nenad Bjelica. Ky i fundit ka punuar me Dakun në kohën kur ishte pjesë e Osijekut. E duket se kërkon ta ketë sërish nën urdhrat e tij, tani në radhët e skuadrës nga Trabzoni.

Daku ka dhe një vit kontratë me Osijekun, që fërkon duart dhe pret të përfitojë sa më shumë nga shitja e mundshme e futbollistit shqiptar. Sulmuesi, pak ditë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Dhe mund të luajë me kombëtaren kuqezi, për shkak se ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e Kosovës. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Dakut, me ofertat që po vërshojnë drejt tij.

Po ashtu, shtatori do të tregojë nëse Daku do të vendosë të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, gjithnjë nëse Sylvinho i bën vend për ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë. Të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën