TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfaqësuesit e KPK-së vizitë zyrtare në Shqipëri, takohen me homologët e tyre flasin për sfidat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përfaqësuesit e KPK-së vizitë zyrtare në Shqipëri, takohen me homologët e tyre flasin për sfidat

Me ftesë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, në përbërje nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, janë pritur sot në takim nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Kryetarja e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, Pamela Qirko.​

Më këtë rast, përfaqësuesit e sistemit prokurorial nga bashkëbiseduesit janë njoftuar për së afërmi për strukturën, objektivat dhe angazhimet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe për procesin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, qasjen reformuese dhe sfidat me të cilat ballafaqohet këto dy institucione.

Në këtë kontekst, me theks të veçantë është diskutuar për vlerësimin e prokurorëve dhe masat disiplinore për prokurorë, zhvillimin e aftësive organizative, veçanërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre, si dhe për mënyrën dhe metodat që janë zbatuar gjatë procesit të vetingut të prokurorëve dhe vlerësimit dhe rivlerësimit kalimtar të tyre bazuar në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar.

Po ashtu është biseduar gjerësisht edhe për gjetjen e formave të intensifikimit të bashkëpunimit, duke shprehur gatishmërinë e dyanshme për vazhdimin e shkëmbimit të përvojave në shërbim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të prokurorëve të të dyja vendeve, duke theksuan se mbeten të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit në kuadrin e programeve dhe të reformave në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Republikës së Shqipërisë, me anë të zbatimit të praktikave më të mira të përbashkëta lidhur me luftimin e krimit dhe veprave penale dhe proceseve reformuese, me qëllim që të arrihen rezultate pozitive dhe efikase./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

​Moti sot

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën