TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu thotë se insistimi për Asociacionin ka qëllim ndërtimin e një entiteti ligjor 

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu thotë se insistimi për Asociacionin ka qëllim ndërtimin e një entiteti ligjor 

Njohësi i çështjeve politike, Taulant Kryeziu tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përkundër dakordimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe ndërmjetësit e dialogut, pas saj filloi të shkelë çdo pikë të atij dakordimi.

Për këtë Kryeziu tha se faktori ndërkombëtar do të duhej ta analizonte këtë çështje, pasi sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me një kërkesë nga ana e Serbisë.

“Ne e pamë cili ishte qëndrimi i Vuçiqit, Qeveria jonë, kryeministri jonë, shprehi gatishmërinë ta nënshkruaj Planin e Zbatimit por Vuçiqi  doli në konferencë tha unë nuk jam pajtuar për asgjë do të shikoj, duhet të analizojë, dhe të nesërmen filloj narracioni i njëjtë. Nesër filloj me u shkel çdo pikë e  atij dakordimi, atëherë faktori ndërkombëtar duhet me analizu me qetësi këtë punë, me e pa se nuk është vetëm një kërkesë. Hajde po flasim edhe për nenin 7, hajde po shohim cilat janë instrumentet e Këshillit të Evropës, çka thotë Konventa për mbrojtjen e minoriteteve që është traktati më shumë dimensional multilateral që e ka Këshilli i Evropës”, tha ai në emisionin “Respublika” në Tëvë1.

Sipas Kryeziut kërkesa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe po bëhet me qëllim të ndërtimit të një entiteti ligjor që ka bazë territorial, dhe që sipas tij, flet në emër të të gjithë serbëve karshi institucioneve qendrore të Kosovës.

“S’mundet tash të jetë e vetmja kërkesë Asociacion, Asociacion se ne e dimë cili është qëllimi. Qëllimi është me e ndërtu një entitet ligjor që ka bazë territoriale dhe që flet në emër të gjithë serbëve karshi institucioneve qendrore. Pra një lloj zëvendësimi i pushtetit atje me një pushtet tjetër prapë që kontrollohet nga Serbia dhe kjo nuk mundet me kalu dhe unë jam i bindur që kjo gjë nuk duhet të kalojë dhe kryeministri këtu duhet me qenë me çdo çmim dhe çdo kusht mos me e leju një entitet të tillë ligjor, e cila shkel frymën, shpirtin dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës “, tha ai.

Teksa theksoi se ka një rirreshtim paksa të çuditshëm edhe të miqve ndërkombëtarë sa i përket çështjes së Asociacionit, por që sipas tij, roli arbitrues i ShBA-së, është jetik për Kosovën.

“Zatën edhe miqtë ndërkombëtarë deri para disa kohe e kanë pas pozicionin e qartë se nuk po kërkohet prej nesh një gjë e tillë, kur së fundi duhet me e thanë që ka një rirreshtim paksa të çuditshëm dhe këtu unë nuk e mohoj dhe këtë duhet me e thënë gjithë, që për Kosovën roli arbitrues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vital, është jetik, nuk diskutohet kjo. Por neve e kemi për detyrim me e rujtë këtë shtet të vitit 2008”, shtoi Kryeziu. /teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

“Mesditë”- 09.10.2026

“Mesditë”- 09.10.2026

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën