Kurti në RTK tha se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira, por sipas tij Kosova ka nevojë për më shumë investime.
“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën tonë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, por, që ju do ta dini paraprakisht”, tha Kurti.