TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Njohja nga Vatikani do të kishte rol pozitiv për shtetin dhe popullin e Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Njohja nga Vatikani do të kishte rol pozitiv për shtetin dhe popullin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Paroli, ku është diskutuar për raportet historike me Vatikanin dhe për historikun e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës.

Kurti në këtë takim ka cekur rëndësinë dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për shtetin, shoqërinë dhe popullin e Kosovës.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për shtetin, shoqërinë dhe popullin e Kosovës, për rajonin dhe për paqen e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim tutje është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Kryeministri Kurti dhe Sekretari i Shtetit, Kardinali Paroli folën edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zhvillimet e fundit në kuadër të tij. Kryeministri tha se zgjidhja dhe rruga përpara është zbatimi i plotë, i shpejtë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj të dakorduar me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se Kosova është dëshmuar në vazhdimësi palë konstruktive për gjatë gjithë procesit dhe gjatë fazave të negocimit të marrëveshjeve”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari dhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti ka përfunduar qëndrimin e tij në Itali dhe vizitën e tij zyrtare në Vatikan./teve1.info/

Tags: albin kurtiKardinalin Pietro ParoliVatikan
ShareTweet

Postime të ngjashme

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Arrestohen dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për kontrabandë migrantësh dhe mashtrim

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

Edhe Leon Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Edhe Leon Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Zyrtare, Albian Hajdari vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Zyrtare, Albian Hajdari vazhdon kontratën me Hoffenheimin

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

UP-ja hap Institutin e Farmacisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti kujton Eliot Engel: Një mik i palëkundur i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Arrestohen dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për kontrabandë migrantësh dhe mashtrim

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

​Haxhiu: Eliot Engel la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës

Për Banjskën shpallet aktgjykim sot në Kosovë, në Beograd s’ka as aktakuzë

Për Banjskën shpallet aktgjykim sot në Kosovë, në Beograd s’ka as aktakuzë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën