TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Megaoperacion anti kanabis, asgjësohen 1777 fidanë në Shqipëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Megaoperacion anti kanabis, asgjësohen 1777 fidanë në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka zhvilluar këtë të mërkurë një megaoperacion anti-drogë të shtrirë në disa qytete me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se operacioni është i shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, dhe u angazhuan 300 forca policore dhe 9 dronë.

Si pasojë e operacionit u gjetën dhe u asgjësuan, nëpërmjet djegies, 1777 fidanë dhe bimë  narkotike cannabis sativa.

Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Aksionet e policisë:

Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antidrogë “Krasta” dhe “Çereshta”, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 2 inspektorë pyjesh dhe 1 kryetar fshati.

Gjithashtu në Elbasan, gjatë operacionit “Çereshta”, 2 shtetasve të shpallur në kërkim iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollin e imtësishëm të territorit, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, me qëllim prodhimin e lëndës narkotike.

Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antikanabis të koduara “Krasta” dhe “Çereshta”, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç (me detyrë inspektorë pyjesh në zonat e Gjinarit dhe Zavalinës) dhe K. B., 55 vjeç (kryetari i fshatit Seltë). Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, të zhvilluar më 18 qershor 2023, nga Policia e Librazhdit, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa. Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D. Gjithashtu, gjatë kontrolleve përreth territorit ku u gjetën bimët narkotike, në një tendë kampingu, të dyshuar të përshtatur për qendrim, nga shtetasit S. D. dhe K. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 2 qese plastike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi./euronews.al

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Kos: BE së shpejti do të mbyllë kapitujt e anëtarësimit me Shqipërinë

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Hamasi takohet me shefat e inteligjencës egjiptiane dhe turke në Kajro për zbatimin e armëpushimit në Gaza

Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit

Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën