Mbrojtësi Egzon Belica është larguar nga skuadra e Prishtinës. Ai ka falënderuar Prishtinën për mundësinë e dhënë.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut te skuadra e Prishtinës u transferua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra e Partizanit të Tiranës.
32-vjeçari karrierë ka bërë edhe te disa skuadra në Evropë. Belica me Prishtinën ka fituar Kupën e Kosovës.