TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani përmed Vasfije Krasniqin e Fahrije Hotin: Janë heroina të gjalla

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin para Parlamentit Evropian ka thënë se historia e Kosovës është historia e njërzve të saj.

“Historia e vërtetë e Kosovës siç e them gjithmonë është historia e njërzve të saj. Një vend, një demokraci nuk është më e fortë për shkak të një individi apo lideri të caktuar, e as ndonjë reforme të caktuar. Fuqia e një vendi vjen nga forca kolektive e popullit të tij. Historitë individuale të gati 2 milionë njerëzve e bëjnë Kosovën suksesi që është sot”, ka thënë Osmani para deputetëve.

Ajo ka treguar rastin e Vasfije Krasniqit për të cilën ka thënë se duke i rrëfyer përjetimet e saj në luftë, u bë zëri i mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

“Me mua sot kam një delegacion që është përfaqësimi më i vërtetë i Kosovës. Përfaqëson historinë e saj të rëndë dhe sfiduese por edhe frymën e rezistencës, këmbënguljes që është premtim për një të ardhme më të mirë. Me mua sot është Vasfije Krasniqi-Goodman. Ka qenë vetëm 16-vjeçare kur forcat e Millosheviqit e hoqën nga krahët e nënës së saj, në shtëpinë e saj, për ta çuar në një vend që do të shënonte momentin më të errët, orën më të errët të jetës së saj. Për orë të tëra ajo u mbajt nën kërcënimin e armës e pastaj u përdhunua, e pataj u përdhunua përsëri. Por ishte Vasfija ajo që e kuptoi se plagët vetëm mund të thellohen në heshtje dhe filloi ta ngriste zërin. Kështu e mblodhi gjithë popullin prapa vetes. Ajo jo vetëm që ia kushtoi jetën drejtësisë por sot është zëri i mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Po ashtu përmendi edhe Fahrije Hotin, për të cilën tha po ashtu se është heroinë e gjallë.

“Është heroinë e vërtetë e gjallë, por në Kosovë kemi heroina të shumta. Është edhe Fahrije Hoti nga fshati Krushë ku gati janë vrarë të gjithë burrat në luftë e shumë mbesin të zhdukur, përfshirë burrin e Fahrijes. Sot Fahrija zotëron kooperativën Krusha e cila u kthye në një vend shprese, tashmë duke eksportuar ajvarin dhe produktet e tjera në të gjithë Evropën. Veprimet e saj jo vetëm që shpëtuan jetën e mijëra grave por frymëzuan edhe filmin “Zgjoi””, tha Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Funerali i Mladiqit në Beograd është një galeri banditësh dhe figurash të udhëhequra nga anti-amerikani Vuçiq”, reagon Wilson

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

Drenori vlerëson se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, i frikohet ndonjë eskalimi të situatës në vend

O’Brennan: Serbia nuk ka vend në BE pas ceremonisë për Mlladiqin

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Berisha rikthehet në Serie A pas nëntë muajve

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Kulla: Kosova është histori suksesi, do të vijnë njohje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën