Politologu, Dritëro Arifi ka thënë se veprimi i kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive ka qenë në përputhje me interesat e fuqive të mëdha.
Ai ka thënë se një shtet anëtari NATO-së (Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s) apo BE-së nuk ka sovranitet të plotë dhe funksionin në bazë të rregullave dhe parimeve të këtyre institucioneve.
“Asnjë shtet kur është anëtar i NATO-s dhe BE-së nuk ka sovranitet të plotë, funksionon në bazë të rregullave dhe parimeve që i takon familja euro-atlantike. Këtë rast Shqipëria i ka dëgjua parimet e familjes euro-atlantike sepse normalisht do të ishte kundër interesave të fuqi të mëdha”, tha Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Arifi tha se problemi nuk është te Shqipëria por në territorin e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.
Ai tha se kryeministri Kurti nuk po i merr parasysh mesazhet politike siç janë mos- pjesëmarrje ambasadorëve në pritjen e organizuar për Ditën e Çlirimit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka anuluar mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai këtë e ka arsyetuar me situatën aktuale dhe raportet e Kosovës me ndërkombëtarët.







