Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një shkrim në “facebook” ka shkruar se “Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv. Ndërsa, armiku u tërhoq”.
Makariv kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse në vazhdim. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale më 12 mars, shiheshin dëmet e mëdha të komplekseve, apartamenteve, shkollave e objekteve mjekësore.