TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vujoviq: Bashkëpunimi Kosovë – Mali i Zi është në nivel të ulët ekonomik

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Vujoviq: Bashkëpunimi Kosovë – Mali i Zi është në nivel të ulët ekonomik

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq deklaron se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Malit të Zi është në një nivel të ulët ekonomik.

Ai thotë se situata politike në të dy vendet nuk është aq stabile. Sipas tij, qasja jo e mirë politike nuk po ofron një bazë të mirë për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.

Derisa shpreson se marrëdhëniet e mira politike do të jenë të stampuara, duke siguruar zhvillimin ekonomik të dy vendeve, ai shton se partnerët nga Bashkimi Evropian apo ShBA, duhet të ofrojnë mbështetje në këtë drejtim.

Vujoviq thotë se marrëdhëniet e mira politike janë parakushti kryesor për të përmirësuar ekonominë.

“Marrëdhëniet mes vendeve tona patjetër janë të mira dhe sigurisht që duhet të jenë edhe më të mira në të ardhmen dhe nuk ka arsye të mos jetë kështu se marrëdhëniet e mira politike janë ndoshta parakushti kryesor për marrëdhënie të mira ekonomike mes shteteve të tjera. Sa i përket kësaj, shpresoj se do të vazhdojmë të rrisim aktivitetet tona ekonomike ndërmjet vendeve tona dhe besoj vërtet se do të gjejmë disa fusha të reja pune. Tani për tani, ky bashkëpunim është ndoshta në nivel të ulët në disa fusha si tregtia apo fusha të tilla. Por, në të ardhmen shpresoj se marrëdhëniet e mira politike do të jenë të stampuara në marrëdhëniet tona ekonomike, duke siguruar zhvillimin ekonomik të vendeve tona”, thotë Vujoviq.

Vujoviq shprehet se për të zhvilluar një ekonomi të mirëfilltë mes dy vendeve, duhet fillimisht të përmirësohet situata politike.

“Padyshim që stabiliteti ekonomik apo edhe procesi ekonomik në vend varet nga situata politike e vendit. Fatkeqësisht në të dyja vendet, në Mal të Zi dhe në Kosovë, situata politike nuk është aq stabile, sidomos në vitet e fundit dhe nuk ofron një bazë të mirë për zhvillim ekonomik dhe stabilitet ekonomik që të gjithë do të donim ta kishim. Besoj se në një të ardhme të afërt situata politike mes vendeve tona do të jetë më e mirë dhe shpresoj se partnerët tanë nga Bashkimi Evropian apo ShBA, do të ofrojnë mbështetje në drejtim të stabilizimit të situatës politike në vendet tona, siç e përmenda, kjo do të ishte një shenjë shumë e mirë për të gjithë ne, për një epokë të re të zhvillimit ekonomik”, tha Vujoviq për KP.

Duke përmendur faktorët që ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë, Vujoviq thotë se parakusht këtu është edhe infrastruktura. Ai potencon se BE ka një mundësi të madhe për të ndihmuar në financimin e projekteve të ndërlidhjes.

“Faktori tjetër që duhet të zhvillohet në të ardhmen janë parakushtet infrastrukturore për zhvillim ekonomik, në kuptimin e marrëdhënieve më të mira mes shteteve tona… Tregjet e reja patjetër do të jenë të rëndësishme. Në këtë drejtim, besoj se BE-ja ka një mundësi të madhe për të na ndihmuar në financimin e projekteve të ndërlidhjes, sepse ata e kanë bërë këtë në të kaluarën, kështu që nuk e kuptoj pse nuk ka në të ardhmen duke ofruar mundësi për të krijuar një lidhje më të mirë të infrastrukturës në vend, duke krijuar një parakusht më të mirë për zhvillimin”, th ai.

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Nikola Vujoviq qëndroi në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

Tags: BashkëpunimiKosoveMali i Zi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën