KFOR është duke qëndruar në komunat veriore të vendit, duke evituar tensionet pas protestave të serbëve që janë duke u mbajtur atje.
Ky mision sot gjatë ditës ka mbajtur një aktivitet në Komunën e Zveçanit, më që rast edhe e ka vendosur një parullë.
“KFOR-i pësoi mbi 90 të plagosur në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet”, thuhet në afishen e vendosur përballë protestuesve.