Në Suharekë është djegur një shtëpi malore nga persona të panjohur.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti vazhdon ende nën hetime.
“Fsh. Bukosh, Suharekë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë, se nga persona të panjohur i është djegur një shtëpi malore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e plotë të policisë./teve1.info/.