TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Molliqaj: Duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Kurti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Molliqaj, i bindur që Kurti do ta bëjë Asociacionin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i sheh të rrezikshme dhe pa vizion veprimet e Qeverisë Kurti në veri të vendit. Ndërsa, e sheh Kosovën në një pozitë të palakmueshme.

Molliqaj tha se problemi është ndërmjet Albin Kurtit si kryeministër dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ndërmjet shteteve.

Ndërkaq, teksa ka folur për kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Molliqaj tha se duhet të refuzohet.

Refuzim kërkon t’i bëhet edhe Kurtit, për të cilin tha se ka sjellë marrëveshje të dëmshme dhe pa njohje përfundimtare.

“Qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës kanë qenë të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe pa vizion, ku e kanë sjellë Kosovën në një pozitë të palakmueshme dyfishtë. Në njërën anë marrëveshja çfarë po i ofrohet Kosovës është e dëmshme dhe e keqe e papranueshme për ne si PSD dhe në anën tjetër acarimi me faktorin ndërkombëtarë po ashtu është si rezultat i kësaj Qeverie dhe i kryeministrit Kurti”.

“Prandaj unë besoj që siç edhe ka nda SHBA-ja, problemi është ndërmjet Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk është mes Kosovës dhe ShBA-së, prandaj duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Albin Kurti dhe duhet t’i hapet dera për një dialog i cili qon në një derë që e ka edhe kompromisin brenda por që është marrëveshje përfundimtare dhe jo e pjesshme siç na e ka sjellë Kurti në Kosovë”, u shpreh Molliqaj.

Sipas Molliqajt, kreu i ekzekutivit kërkon çdo herë tensione për të arritur kompromise. Ai tha se si pasojë e kësaj qasje të Kurtit, ka rezultuar me acarim me ndërkombëtarët.

“Nëse e shohim historikun e dialogimit të Kurtit është që tensionimi i ka krye punë për kompromis, pra nuk është që sa herë ka bërë tensione në veri, nuk ka bërë kompromise. Është e kundërta që sa herë që ka vepruar me veri dhe tensionim të situatës dhe acarim me ndërkombëtarët, ka ardhur me kompromise. Për bindjen tonë kjo është strategji e komunikimit publik e cila po lë pasoja por është tensionim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët, tensionim me veriun dhe kompromis”, tha Molliqaj.

“Tani kjo është dhimbja e fundit e këtij procesi dialogues sepse siç e dimë tani do të merremi vesh për draftin e Asociacionit, ku është gjëja e fundit që e ka Kosova. Pas miratimit nga Kosova dhe Serbia për draftin e Asociacionit, Kosova më nuk ka obligime tjera që mundet me ndal ose jo. Procesi mund të shkojë rrjedhshëm, mund të shkojë ose jo në Kushtetuese, themelohet Kuvendi i parë, zgjedhën organet drejtuese dhe pastaj gjithçka është funksionale dhe Kosova nuk ka dorë më aty”, tha tutje ai./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Është siguruar financimi për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Si ndodhi tragjedia në Malishevë ku vdiq babi me dy fëmijët-detaje

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli: Është siguruar financimi për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK

“Këndi i Debatit” 16.04.2026

“Këndi i Debatit” 16.04.2026

Kushti i Konjufcës për tërheqje – “nëse ka marrëveshje për një kandidat jopartiak”

Kushti i Konjufcës për tërheqje – “nëse ka marrëveshje për një kandidat jopartiak”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën