TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqeni të popullatës së një vendi dhe duhet të integrohen në të gjitha politikat, jo vetëm në ato shëndetësore, por edhe në ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe tregtinë e një vendi.

Në 20 dhjetor të vitit 2018 sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të sigurisë së ushqimit. Kështu, duke filluar nga viti 2019, 7 qershori do jetë ditë e cila do shënohet me aktivitete të cilat i theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt, por edhe lëshimet dhe mangësitë eventuale në zinxhirin e ushqimit të sigurt.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë – dy qëllimet kryesore të Agjendës për vitin 2030. Pa siguri të ushqimit nuk mund të ketë mjaftueshëm ushqim të sigurt. Në këtë botë ku zinxhiri ushqimor bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, çdo incident negativ në sigurinë e ushqimit mund të ketë efekte negative globale ndaj shëndetit të njeriut, tregtisë dhe ekonomisë.

Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt zakonisht shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të cilat i fusim në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. 600 milionë njerëz ose 1 në 10 njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420 000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 % në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125 000 raste të vdekjes në vit.

Në vitin 2010 shkak kryesor i mortalitetit sa i përket sëmundjeve që burojnë nga ushqimi jo i sigurt në rajonin evropian është Salmonella enterica me 1854 raste të vdekjes, Campylobacter spp me 459, Norovirises 435, Listeria monocytogenes 399, Echinocoocus multilocularis 239, Hepatitis A 195, Brucella spp 191 (Тhe burden of foodborne diseases in the WHO European Region. Copenhagen 2017)./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka ndodhë kur pini kafe në barkun bosh?

Çka ndodhë kur pini kafe në barkun bosh?

Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e arrestit kardiak

Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e arrestit kardiak

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

U helmuat nga ushqimi? Nuk është gjithmonë fajtor vakti i fundit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi kërkon mbi 30 milionë euro për Xhakën

Salah rikthehet në stërvitje tek Egjipti

Salah rikthehet në stërvitje tek Egjipti

Anglia kërkon fitoren ndaj Kongos

Anglia kërkon fitoren ndaj Kongos

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Obiliq

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Obiliq

BE:Kosovës i duhet institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane

BE:Kosovës i duhet institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës

FIFA sqaron vendimin për golin e anuluar të Gjermanisë

FIFA sqaron vendimin për golin e anuluar të Gjermanisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën