Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se personi që dyshohet se ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq është arrestuar.
Ai në një postim në Faceboook ka thënë se krimi dhe kërcënimi në Kosovë nuk kalon.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.