TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vuçiq refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit, pasi e di që është e mirë për Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Vuçiq refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit, pasi e di që është e mirë për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, pasi është e vetëdijshme që është në të mirë të Kosovës.

Këtë deklaratë Kurti e dha në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, shkruan teve1.info.

“Gjatë bisedimeve që i kam në Bruksel dhe jo vetëm, udhëheqja e Serbisë, praktikisht është në kërkim të një makine kohore. Por, makinë kohore nuk mund të ketë. Duhet të ecim përpara, e përpara është sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes dhe zbatimi i kësaj marrëveshje me përpikëri, pa kushte dhe në plotëni. Pra, marrëveshjet e mëhershme Serbia i nënshkruante sepse i konsideronte të mira për veten e saj. Ndërkaq, këtë marrëveshje, Serbia e din shumë mirë që është e mirë për Kosovën dhe refuzon ta nënshkruaj. 39 marrëveshjet e mëparshme nuk ka refuzuar Beogradi t’i nënshkruaj, sepse përgjithësisht u kanë konvenuar. A në marrëveshjen e Brukselit e kemi njohjen “de facto”. Përshtypja ime është se Vuçiq është penduar se i ka thanë “po” marrëveshjes. Tash është penduar që ka thënë “po”, ndonëse se ka nënshkruar.”, deklaroi Kurti para deputetëve.

Kurti ka thënë se kur Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit, aty është gjetur fotografia e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ndërtesat kanë qenë të braktisura nga strukturat paralele. Në Zvecan kur ka hyrë Policia e Kosovës, e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit, ai nuk është kryetar komune me të cilin është binjakëzuar Zveçani. Problem këtu është i thellë, por ky problem nuk zhduket nëse i mbyllim sytë. Ky problem duhet demaskuar, duhet denoncuar. Fotografia e Putinit nuk është më në ndërtesën e Zveçanit. Dua të them, udhëheqjet që kanë qenë aty dhe i kanë braktisur ndërtesat, nuk kanë qenë thjesht kryetar komunash. Ndërsa tani po, tani janë kryetar të komunave. Më herët komuna nuk ka qenë komunë me fotografinë Vladimir Putinit. Sot, me kryetarët që janë zgjedhur, komuna është bërë komunë”, shtoi tutje Kurti./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Këndi i Debatit 14.11.2025

Këndi i Debatit 14.11.2025

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Mitrovicë babai që dyshohet se tentoi të vriste të birin

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

KB Sigal Prishtina del me një njoftim pas reagimit të ashpër të “Plisave”

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën